Studentët e Fakultetit të Shkencave Shoqërore të universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër,

të degës Gjuhë shqipe – Letërsi dhe Gazetari – Komunikim në kuadër të 200-vjetorit të lindjes së shkrimtarit dhe françeskanit arbëresh Andon Santori do të inskenojnë për herë të parë një fragment të drames “Emira”.

Ideatori i kësaj nisme pedagogu i Letërsisë Gëzim Puka shprehet se fragment ii dramës “Emira” inskenohet për herë të parë nga studentët.

Për studentët përfshirja në këtë dramë është një eksperiencë mjaft e vlefshme

Ky fragment i dramës “Emira” do të shfaqet në konferencën e 30 dhe 31 marsit në auditorin A3, godinën e Fakultetit Ekonomik.

Për këtë aktivitet u angazhuan Rektorati, pedagogë dhe studentët Sabina Shelegu, Samena Bejtja, Pamela Rroku, Hymerta Ura, Donika Volaj, Elsaid Lezaj, Malvina Tahiri, Marseda Tahiri, Nanda Kraja, Erind Kopliku.