Studentët e fakultetit të drejtësisë të universitetit “Luigj Gurakuqi” kanë improvizuar një seancë gjyqësore në sallën e bibliotekës së këtij universiteti.

Ky improvizim i seancës gjyqësore erdhi pas përfundimit të kursit 9 mujor të këtij viti për studentët dhe shërben si një parapërgatitje për të ardhmen. Pedagogu Ilir Duhanxhiu tregon arsyet e kësaj seance të improvizuar me studentët

Pedagogu Duhanxhiu shprehet se aktualisht është momenti më i mirë i të rinjve për t’u përfshirë në sistemin e drejtësisë ndërsa deklaron se studentët janë gjysëm të gatshëm për të qenë pjesë e prokurorisë ose gjykatave

Seanca e improvizuar gjyqësore me studentët është marrë nga gjykata e Shkodrës dhe është zhvilluar e njëjta si në sallën e gjyqeve, me avokatët mbrojtës, gjyqtarin, palën e akuzuar dhe akuzuesit.

Artikulli paraprakSHKODËR, PD: T’I BËJMË BALLË EDI RAMËS
Artikulli tjetërSHKODËR, AUSTRIA NDERON ME DEKORATË GJERGJ LEQEJZËN