Pasi ministrja e arsimit Besa Shahini braktisi takimin me studentët e universitetit të Shkodrës tek rektorati u zhvillua një takim mes pedagogëve dhe studentëve. Fillimisht rojet e sigurisë tentuan që të mos lejojnë mediat të jenë të pranishme në këtë takim.

Pas këmbënguljes mediat arritën që të futen në takimin e pedagogëve me studentët në katin e tretë të rektoratit, aty ku qëndrojnë ende të ngujuar.

Një mbështetëse e afërt e ish ministres Lindita Nikolla, studente në Shkodër tha se është gati të hedh teseren e partisë socialiste por të lërë edhe diplomën pasi në Shqipëri diploma momentalisht nuk vlen.

Rektorati i universitetit ka marrë vendim që me 4 shkurt të rifillojë procesi mësimor por studentët e ngujuar u shprehën se nuk do të rikthehen në auditore pa u plotësuar kërkesat që ata kanë.