Shkodra është qyeti i dytë pas Korçës ku është zhvilluar takimi në kuadër të Advokimit “Jemi Zëri i Fermerëve” me qëllim kryesor pjesëmarrjen aktive të fermerëve përfitues të skemave të subvencioneve por edhe zgjidhjen e disa problematikave të tjera.

Loreta Totoni, përfaqësuese e Rrjetit të Zhvillimit Rural të Shqipërisë, rrjet ky që përbëhet nga 22 organizata të ndryshme me fokus bujqësinë tregoi disa prej problematikave që kanë fermerët.

Ky takim në Shkodër erdhi në kuadër të projektit PACT që zbatohet nga Forumi për Qeverisje të Mirë dhe Antikorrupsion dhe financohet nga Bashkimi Europian.

Pas takimeve në terren dhe diskutimeve të ndryshme në 2020 do të përpilohet një dokument me të gjitha avantazhet, disavantazhet dhe kërkesat që kanë fermerët për të përmirësuar situatën e tyre.

Artikulli paraprakSHKODËR, INAUGUROHET XHAMIA E RE TEK URA E BUNËS
Artikulli tjetërSHISNIN HEROINË, DY NË PRANGA. SEKUESTROHEN ARMË DHE MUNICIONE