Banda Frymore e Shkodrës ka çelur siparin e aktivitetit 2 ditor në kuadër të Takimi Ndërkombëtar I Bandave Frymore I organizuar nga Bashkia Shkodër, teatri “Migjeni” dhe Qendra Kulturore “Pjetër Gaci”. Aktiviteti u mbajt në sheshin para bashkisë. Bruna Keçi, përgjegjëse e zyrës së kulturës pranë Bashkisë Shkodër tha se në këtë konkurs marrin pjesë 8 banda frymore nga Shqipëria dhe Kosova.

Kujtim Alija, dirigjent I bandës frymore të Shkodrës vlerësoi rikthimin e këtij festivali pas disa vitesh.

Akiviteti do shtrihet edhe në datën 12 maj, ku bandat frymore do të interpretojnë në sheshe të ndryshme të qytetit e më pas, në teatrin “Migjeni” do zhvillohet koncerti-garë “Takim ndërkombëtar I orkestrave frymore”.

Artikulli paraprakSHKODËR, EKSPOZITË E MJESHTRIT TË MADH GAZMEND LEKA
Artikulli tjetërPS ZYRTARIZON KANDIDATËT PËR KRYETAR BASHKIE