Personat me aftësi të kufizuar kanë qenë në qendër të një trajnimi të zhvilluar në mjediset e hotel Colosseo në Shkodër nga Fondacioni Shqiptar per te Drejtat e Personave me Aftësi te Kufizuar .

Pjesë e këtij trajnimi ishin gazetarët e Shkodrës dhe studentët e gazetarisë të Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Mediat shprehet drejtorja Çani duhet të luajnë një rol lidhur me informacionin që i mungon personave me aftësi të kufizuar sidomos në zonat e largëta.

Në Shqipëri numri i të regjistruar si persona me aftësi të kufizuar nuk është real deklaron drejtorja Çani.

Probleme ka edhe sa i përket punësimit dhe integrimit apo edhe mungesës së infrastrukturës për personat me aftësi të kufizuar gjatë zgjedhjeve që bëhen në Shqipëri dhe këto mbeten sfida që duhet të gjejnë zgjidhje.

Artikulli paraprakSHKODËR, LUARASI: SHQIPËRIA PO HUMBET SHANSIN E BE-së
Artikulli tjetërAPELI I ZBRET 8 MUAJ BURG ISH GJYQTARIT SHKËLQIM MIRI