12 gushti, përkon me ditën botërore të rinisë. Te rinjtë cilësohen si faktor i rëndësishëm për të ardhmen e vendit të cilët mund të sjellin ndryshimin në vendin tonë. Por interesimi I të rinjve në qytetin e Shkodrës për të studiuar jashtë vendit është të jetë mjaft i madh, pasi mundësitë që të ofrohen në vendin tonë janë të pakta.

Një pjesë e të rinjve në qytetin e Shkodrës thonë se preferojnë të studiojnë në një shkollë jashtë vendit dhe jo në Shqipëri.

Studimet jashtë vendit janë një mundësi më e mirë për të përmirësuar njohuritë e tyre si dhe për realizimin e një karriere profesioanle shprehen të rinjtë duke vazhduar punën atje.
Dita Ndërkombëtare e Rinisë organizohet më 12 Gusht të çdo viti.

Ajo është caktuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1999 me miratimin e rezolutës 54/120. Kjo ditë është menduar si një mundësi për qeveritë dhe të tjerët për të tërhequr vëmendjen për çështjet rinore në mbarë botën.

Koncerte, seminare, ngjarje kulturore, që përfshijnë zyrtarë dhe takime kombëtare dhe lokale qeveritare dhe organizatat rinore zhvillohen në botë në nder të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.