Përpjekja e qeverisë për më shumë se 1 vit rresht, për t’i orientuar nxënësit drejt arsimit profesional, duket se ka rezultuar e sukseshme.

Në shkollën profesionale kombëtare “Ndre Mjeda” në Bushat që nga data 3 Shtator kur kanë nisur zyrtarisht regjistrimet ka një numër të kënaqshëm të të rinjve.

të cilët janë regjistruar pranë kësaj shkolle ndërsa kriteret për pranimet e reja janë të njëjtat edhe për këtë vit të ri shkollor.

Për drejtorin e kësaj shkolle Ruzhdi Kapedani arsimi profesional është një hap i sigurte drejt tregut të punës.

Risi këtë vit të ri shkollor krahasuar me vitin e kaluar është ka patur një fluks të lartë regjistrimesh nga vajzat të cilat duan që të ndjekin drejtime të profesioneve të ndryshme.

Problemi për nxënësit që përfitojnë bursë në këtë shkollë tashmë ka marrë zgjidhje thotë drejtori Kapedani.

Aktualisht ne shkollen profesionale “Ndre Mjeda” marrin nxenes ne 4 drejtimet : veterinari, teknologji ushqimore, bujqesi dhe ekonomi bujqesore, dege keto per te cilat tregu i sotem ka nevoje per teknike dhe specialiste.