Shkodër

Më datë 04.06.2020, ora 03:10, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, tek ish-kryqëzimi i degës, pas një konflikti për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, shtetasi V. K., 27 vjeç, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në Spitalin Rajonal Shkodër.

Fale reagimit të shpejtë të forcave të Policisë është bërë identifikimi i autorit dhe po punohet për kapjen e tij. Nuk jepen të dhëna të tjera, për shkak të hetimeve.

Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Artikulli paraprakBASHA: ËSHTË BËRË PROGRES, DREJT DAKORDËSISË. OPOZITA DO BËJË GJITHÇKA PËR VOTËN E LIRË
Artikulli tjetërKURBIN/ VETËPLAGOSET ME PISTOLETËN PA LEJE, SHKON NË SPITAL PËR MJEKIM… POR ARRESTOHET