Edhe këtë të shtunë, në teatrin “Migjeni” në Shkodër para fëmijëve të vegjël është dhënë shfaqja “Tre kecat dhe Ujku” me regji të Shegushe Bebetit. Fëmijë të moshave të vogla mbushën hollin e teatrit. Drane Xhaj, aktore në shfaqen “Tre kecat dhe ujku” thotë se trupa e teatrit do të shtrijë shfaqjen edhe në shkollat e zonave rurale.

Aktorja Drane Xhaj tregon arsyet përse teatri i kukullave është ndër shfaqjet e saj të preferuara.

Shfaqja “Tre kecat dhe ujku” vihet në skenë çdo fundjavë për shkak të interesit të madh të fëmijëve për të ndjekur nga afër teatrin e kukullave. Së shpejti, trupa e aktorëve në teatrin e kukullave do zhvendoset edhe në zonat rurale të qytetit për të sjellë me pranë fëmijët me teatrin.