Edhe pse pesë raste më pak se një ditë më parë, situata e krijuar në Shkodër gjatë 24 orëve të fundit është shqetësuese. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar tetë raste të reja dhe një viktimë si pasojë e përhapjes së infeksionit COVID-19. Vatra e infeksionit është zgjeruar me gjashtë raste në bashkinë Shkodër dhe dy raste të reja në bashkinë Malësi e Madhe.

Ndërsa viktima është një 64-vjeçar I cili vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese. Në shtatë muaj të përhapjes së pandemisë, janë shënuar 4 viktima. Deri më tani, në nivel qarku janë 414 raste aktive. 11 prej tyre janë të shtruar në spitalet COVID në Tiranë, ku një nga pacientët është në terapi intensive.

Si shkak I gjendjes më të qëndrueshme shëndetësore, 403 persona të infektuar vijojnë të qëndrojnë të izoluar në banesa si shkak I gjendjes më të mirë shëndetësore. Për fat të mirë, gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar edhe shërimi I tre personave të tjerë duke e rritur numrin e të rikuperuarve në 602 persona.

Ndërkohë, nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor dhe institucione të tjera vijon vlerësimi dhe testimi I personave të cilët shfaqin simptoma të COVID-19. Në pesë bashkitë e qarkut janë testuar pothuaj gjashtë mijë qytetarë, ku pjesa më e madhe e testimeve kanë qenë të përqëndruara në Shkodër si shkak I përhapjes më të madhe që virusi pati në këtë bashki.