Dy ambasadoret e Paqes Ina Krosi Malhani dhe Fatime Kulli ishin sot ne Shkodër për të ndihmuar me veshje dhe ushqime shoqatën e para dhe tetraplegjikëve në këtë qytet.

Në ambjentet e kësaj shoqate sot ishte një ditë ndryshe për anëtarët e saj të cilët iu gëzuan kësaj bamirësie. Teksa falenderoi për mbështetjen dy bamirëset , kreu i shoqatës së para e tetraplegjikëve Sajmir Beqiri kërkoi nga institucionet e shtetit që të kthejnë sytë tek kjo shtresë sai takon punësimit dhe problemeve sociale që hasin cdo ditë

Ambasadorja e paqes në Shqipëri” dhe gruaja që u bekua nga vetë nënë Tereza Ina Krosi Malhani tregon se ëndrra e saj është vetëm ti shërbejë personave me probleme ekonomike

Ndërkohë në fjalën e saj përshëndetesë Fatime Kulli ambasadore e paqes thotë se kjo është një ditë ndryshe që na përcjell emocione të gjithëve
Malhani dhe Kulli premtuan se vizita e saj sot në Shkodër , nuk ka për të qenë e fundit sa i takon bamirësisë ndaj familjeve të varfëra dhe personave me probleme të theksuara.