Sindikata e shëndetësisë pak ditë më parë përmes një deklaratë për mediat denoncoi mungesën e medikamenteve mjkësore në spitalin e Shkodrës.

Ndërkohë në një reagim të saj drejtorja e këtij spiitali Teuta Rrjolli dekaron me bindje të plotë se në spital nuk ka mungesë të ilaceve.

Sipas saj mund të ketë mungesa të përkohëshme vetëm atëherë kur mbaron kontrata me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore dhe fillon kontrata e re për blerjen e ilaceve për punë ditësh

Drejtuesit e këtij institucioni pranojnë se nevojat janë të mëdha në shërbim sa më cilësor dhe korrekt ndaj pacientëve megjithatë deklarojnë se situata nuk është në atë nivel që pretendon sindikata e shëndetësisë