Transporti publik në Shkodër që u rihap sot me lëvizjen e autobusëve të qytetit rrezikon që të mbyllet përsëri. Administratori i një prej kompanive që operon me autbousët e qytetit Melidion Dervishi tregon rrezikun e mbylljes pasi është e pamundur që të ofrojnë shërbimin duke marrë parasysh vështirsitë me të cilat janë përballur që në ditën e parë

Administratori Dervishi shprehet se në këtë ditë të parë ka patur një numër shumë të ulët të qytetarëve që kanë udhëtuar me autobus në qytetin e Shkodrës

Përsa i përket zbatimit të protokollit të sigurisë të vendosur ndaj COVID-19, përgjegjësia do të jetë individuale thotë adminstratori nëse qytetarët nuk përdorin maskat mbrojtëse

Administratori Dervishi kërkon ndërhyrjen e Bashkisë Shkodër për t’i ndihmuar që të vazhdojnë shërbimin e transportit publik për qytetarët

Qytetarët duhët te vendosin maskat ndërsa përdorin transportin publik në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme e COVID-19.