Tre raste të reja, 17 më pak se një ditë më parë janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në qarkun Shkodër. Vatrat e infeksionit ëshët zgjeruar me dy raste të reja në Shkodër dhe një rast të ri në bashkinë Fushë-Arrëz. Aktualisht, janë 426 raste aktive me koronavirus në nivel qarku, ku 10 prej tyre janë të shtruar në spitalet COVID në Tiranë.

Nga ana tjetër, të izoluar në banesa janë 416 persona ku gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme. Ato ndiqen nga mjekët e familjes për çdo komplikim që mund të kenë e më pas në raste të veçanta vizitohen nga infeksionistët e mjekët e tjerë specialistë.

Për shkak të përhapjes masive të virusit, në të gjithë vendin janë shtuar masat për frenimin e pandemisë COVID-19 ku masa e fundit e marrë ka qenë mbajtja e maskës me detyrim. Bilanci I fataliteteve është rritur në javët e fundit ku konfirmohen 46 viktima.

Përhapja masive e virusit ka bërë që tashmë qeveria të caktojë si detyrim mbajtjen e maskës në të gjitha ambjentet ndërkohë që gjatë ditëve në vijim do të krijohet edhe një panoramë e qartë nëse ky vendim do të respektohet sa duhet nga qytetarët.