Tregtarët por edhe qytetarët shkodran shprehen se tuneli dezinfektues në tregun e rrobave dhe këpucëve në Zdrale nuk funksionon. Kjo është absurde në një kohë kur qytetarët janë të detyruar të mbajnë maskat.

Ndërsa në tregun e fruta perimeve në Zdrale nuk fare një tunel dezinfektues. Qytetarët thonë se është shumë i nevojshëm, pasi do të ndiheshin më të mbrojtur ndërsa bëjnë pazarin.

Tuneli dezinfektues në merkatën e Rusit qëndron jashtë funksionit gjithë kohën. Tuneli u ndez vetëm kur mbërriti kamera e Star Plus Tv.

Në ditët e para, vendimi i ri i qeverisë për të mbajtuar maskat në mjedise të jashtme ka patur një përqindje të lartë të zbatueshmërisë nga ana e qytetarëve por nga ana tjetër ka një sërë masash të cilat nuk zbatohen siç është mosfunksionimi i tuneleve dezinfektues.