Fiqiret Kaca është tregtar rrobash prej më shumë se 28 vitesh në qytetin e Shkodrës. Tani që temperaturat janë ulur dhe kanë nisur reshjet e shiut situata bëhet edhe më e vështirë. Furnizimi me rrobat e stinës është një kosto e lartë të cilën vështirë se mund ta përballojë. Tregtari shprehet se një situatë e tillë rrezikon ta qojë drejt falimentimit.

Situatën e krijuar nga COVID-19, tregtari shkodran e ka konsideruar si një ndër periudhat më të vështira që ka kaluar deri më tani. Ndër të tjera ky shitës thotë se po punon vetëm sa për të mbijetuar.

Mungesa e fuqisë blerëse por edhe rënia e ekonomisë në shumë prej familjeve, ka bërë që bizneset e vogla të dëmtohen ndjeshëm, duke rrezikuar që një pjesë e tyre të shkojnë drejt falimentimit.