Deputetja e dorëhequr e PD IZmira Ulqinaku ka takuar disa prej bizneseve të vogla në Shkodër duke i bërë thirrje atyre që të marrin pjesë në protestën e 16 marsit në Tiranë. Tregtarët e vegjël u shprehën se janë drejt falimentimit.

Deputetja e dorëhequr Ulqinaku deklaroi se biznesi i vogël është në kushte shumë të vështira vetëm si shkak i keqeverisjes.

Përveç Ulqinakut edhe deputetët e tjerë të dorëhequr kanë zhvilluar takime të ndryshme duke ftuar qytetarët shkodran në protestën e 16 marsit.