Veleçiku është skuadra që i ka bërë një dhuratë të bukur Vllaznisë. Koplikasit fituan me rezultatin 3-1 ndaj Erzenit në ndeshjen e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Erzeni është skuadra që mban vendin e dytë dhe javën e kaluar arriti që të fitojë ndaj Vllaznisë kryesuese. Kjo humbje e Erzenit ndaj Veleçikut më shumë se askuj i shërben Vllaznisë.

Trajneri i Veleçikut Besnik Duli tha se koplikasit luajtën për vete por pranon se indirekt fitorja ndihmon edhe Vllazninë

Trajneri i Erzenit Gentian Stojku u shpreh se nuk e priste lojën e dobët të disa lojtarëve të ekipit të tij.

Për Veleçikun golat u shënuan nga Çokaj, Toma dhe Shekaj ndërsa goli i vetëm për Erzenin u realizua nga Xhemalaj duke bërë që koplikasit të marrin një fitore të rëndësishme në shifrat 3-1.

Artikulli paraprakBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA MERR NJË TJETËR HUMBJE
Artikulli tjetërDEMTOHET RENDE NE KOKE PORTIERI I SHENKOLLIT,DERGOHET NE SPITAL