Pavarësisht se jemi zyrtarisht në vjeshtë, temperaturat e larta dhe stina e verës nuk janë larguar akoma ndaj qytetarët shkodranë I janë përshtatur motit gjatë daljeve të tyre në qytet. Bluza të lehta, pantallonat e shkurta janë rrobat që më së shumti kanë zgjedhur të veshin qytetarët e moshave të ndryshme për të përballuar temperaturat e larta në këtë fillim tetori.

Të moshuarit janë ato të cilët e vlerësojnë këtë fillim vjeshte si një verë të dytë e cila do të zgjasë edhe për disa kohë ndërkohë që bëjnë të ditur se prej kohësh nuk mbajnë mend një mot të tillë.

Ndonëse herë pas here ka patur ndryshime të temperaturave apo edhe reshje shiu, duket se stina e vjeshtës do edhe pa kohë për të ardhur. Një situatë e tillë nuk mbahet mend të ketë ndodhur vitet e fundit, ku stina e vjeshtës të ngjajë si një verë e dytë. Ndonëse jemi në ditët e para të muajit tetor, temperaturat e shënuara deri më tani janë vlerësuar si më të lartat ndonjëherë nga meteorologët me 32 gradë celcius.