Ka ardhur në jëtë bebja e parë për vitin 2019 në Shkodër. Foshnja e porsalindur është i gjinisë mashkull, i peshës 3 kg e 750 gr dhe ai gëzon shendet të plotë.

Prindërit e fëmijës nga fshati Nënshat i Bashkisë Vau i Dejës i janë gëzuar më tepër kësaj dite për faktin se presin të tërheqin cekun për foshnjen e tyre të parë të lindur gjatë ndërrimit të viteve .

Ceku me shumën prej 400 mijë lekësh pritet të tërheqet në bankë, ndërkohë për të kryer proceduart e regjistrimit të fëmijës në maternitetin e Shkodrës është paraqitur punonjësja e gjendjes civile në bashkinë Shkodër .

Ndërsa bebja e dytë në maternitetin e Shkodrës ka ardhur ne jëtë në orën 10 të 1 Janarit të 2019 e gëzon shëndet të plotë.

Sa i takon numrit të lindjeve sipas mjekut Saimir Selmani ka ardhur duke rënë ku ndër shkaqet kryesore sipas tij janë emigrimi i familjeve por edhe kushtet e vështira ekonomike të cifteve për të sjellë në jetë më shumë se një fëmijë.

Kujtojmë se nga ora 00:00, në Shqipëri ka hyrë në fuqi ligji për mbështetjen financiare për të sapolindurit, të cilët do të fitojnë nga 40 mijë lekë deri në 120 mijë lekë të rinj.

Thënë ndryshe fëmija i parë përfiton 40 mijë lekë të rinj, i dyti 80 mijë lekë dhe i treti 120 mijë lekë. Nëse janë binjakë të dy përfitojnë nga 80 mijë lekë, e nëse janë 3 njakë nga 120 mijë

Artikulli paraprak“FESTIMET, ASNJË RAST SHQETËSUES NË URGJENCË”
Artikulli tjetërNDERRIMI I VITEVE NEPER BOTE