Edhe këtë vit do të organizohet Miss Universe Albania. Tashmë vajzat finalist të këtij konkursi bukurie janë përzgjedhur nga organizatorët dhe janë drejt fundit përgatitjet për natën e madhe finale që do të jetë në pallatin e kongreseve në Tiranë.

Finalistet vizituan qytetin e Shkodrës ku pas një takimi në bashki ishin edhe në teatrin “Migjeni” për të vijuar edhe në disa vende të tjera. Prezantuesja e këtij spektakli Inger Skura tregon për detajet e Miss Universe Albania 2019.
Shpresa Drrasati është producentja e cila thotë një prej arsyeve që vendosi që vajzat e Miss Universe t’i sjellë në qytetin e Shkodrës në disa vizita të ndryshme.

Miss Universe është një prej spektakleve të bukurisë më të njohurat në botë i cili tashmë zhvillohet vit pas viti edhe në Shqipëri dhe fituesja merr pjesë përveçse në finalen e Miss Universe of the Ëorld edhe në shumë evente të tjera.

Artikulli paraprakPROTESTA, BLLOKOHET NJËRI SENS I AKSIT RRESHEN- BURREL
Artikulli tjetërGODITET GRUPI QË KRYENTE TRAFIKUN E KLANDESTINËVE