Shkodra është shndërruar në një ndër qytetet më atraktive dhe që ngjall kureshtjen jo vetëm të fqinjëve, por të turistëve nga vende të ndryshme të Europës, dhe më gjerë. As këtë shtator vizitorët nuk I janë larguar qytetit antik.

Kjo është Karin Schild nga Gjermania e cila ndalesën e parë e ka bërë në zyrën e informacionit turistik. Shkodra për të është një nga vendet më të bukura në Shqipëri. Ajo thotë se është hera e dytë që vjen këtu dhe se këto ditë do ti kalojë nën freskinë dhe bukurinë e pikes turistike, Shirokës.

“Është hera e dyte që vij ketu është shum bukur dhe do të vij sërish. Më pëlqen pjesa periferike e qytetit, më pëlqejnë zonat ,malore, si vermoshi, njërëzit janë shumë mikëprites shtepitë shumë të bukura . më duket interesante mënyra sesi e përgatisin ushqimin, kryesisht djathin,. Sot do të shkoj në shiroke dhe do të rri një jave atje”.

Ndërkohë përgjegjsi I zyrës së informacionit turistik Renato Lumci shprehet se ky shtator ka sjellë një numer të lartë vizitorësh pranë zyrës se informacionit. ai thotë se mikëpritja shqiptare është ajo cka I mahnit turistët e huaj.

Dhe jo vetëm në fundjavë, por çdo ditë të javës në shkodër gjen plot autobusë që sjellin turistë të huaj. Përveç qytetit në turet e tyre përfshihet pika turistike e Shirokës , lumi I Shales dhe të gjitha zonat malorë e ato bregdetare.