Në Galerinë e Arteve në Shkodër është mbajtur edicioni i 12-të “Salloni i Vjeshtës”. Në total këtë radhë kanë marrë pjesë 26 autor të ndryshëm duke paraqitur punimet e tyre në ekspozitën e quajtur këtë vit “Hapësira e Braktisur”.

Në fund fituese u shpalla Aurora Kalemi me një video të titulluar “Pa Fund.

Dy kuratorët e ekspozitës Vladimir Myrtezai dhe Edison Çeraj treguan arsyet përse u quajt “Hapësirë e Braktisur”

Duke shfrytëzuar këtë moment kryetarja e bashkisë Voltana Ademi tha se po mendon që në 2019-ën të sjellë në Shkodër muzeun e artit, një kërkesë kjo e disa piktorëve dhe jo vetëm.

“Salloni i Vjeshtës” është kthyer në një traditë tashmë në Shkodër duke u zhvilluar për të 12-in vit me radhë dhe duke i dhënë mundësi të gjithë artistëve të rinj dhe jo vetëm për të shfaqur punimet e tyre në artin pamor.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE