Realiteti i hidhur i emigrimit të të rinjve nga Shqipëria drejt shteteve të Europës apo edhe në vend të tjera ka qenë në thelb të dramës “Jugori” që erdhi si premierë në teatrin “Migjeni” të Shkodrës.

Historitë e dhimbshme, paragjykimet, ksenofobia dhe racizmi bashkë me vështirësitë e një të huaji janë sjellë përmes aktorëve të teatrit të Shkodrës. Aktorja dhe drejtorja e teatrit Rita Gjeka është një prej atyre që emigrimin e ka përjetuar duke përçuar një mesazh të fortë tek publiku i pranishëm.

Regjisori i dramës “Jugori” Dino Mustafiq thotë se të rinjtë duhet të marrin mesazhin e qartë për të mos lejuar paragjykimet ndaj tyre pavarësisht se ku janë por edhe të ndalojnë emigrimin.

“Jam shumë i kënaqur. Prej kohësh jam një regjisor që i pëlqen më shumë procesi se sa rezultati. Pas një pune dy mujore jemi marrë me një temë shumë të rëndësishme dhe jemi munduar që çdo gjë të sinqertë që kemi ndjerë në skenë ta ndajmë me publikun dhe e pamë që publiku e mori këtë ndjesi tonën.

Në provën gjenerale kemi patur studentë dhe për ne është shumë e rëndësishme reagimi i të rinjve sepse ata janë që emigrojnë më shumë. Të rinjtë duhet të mendojnë për të ardhmen e tyre dhe t’i kundërvihen të gjithë ksenofobisë, racizmave apo paragjykimeve ndaj tyre.

Duhte t’i pyesni çfarë dëshirojnë në Europë. Europa është një ideale për ballkanasit por a mund të ndryshojmë ne si Europa. Për mua është hera e tretë në Shqipëri por e para në Shkodër. Më ngjason me Sarajevën sepse Shkodra ka gjëra të përbashkëta.

Sarajeva është një qytet multikonfesional. Kam rënë në dashuri me Shkodrën duke jetuar këtu. E dua Shkodrën sepse janë të përkushtuar dhe kanë fanatizëm por dëshiroj të punohet në kushte më të mira.

Është kulmi i sezoni teatral. Është dhjetor dhe ne jemi të gjithë të veshur me xhakoventë. Është shumë ftohte dhe herën tjetër duhet të ndryshojë duke qenë kështu një investim i ri në teatrin ‘Migjeni’.

Drama “Jugori” erdhi në një moment kur rinia shqiptare, studentët janë në një valë protestash për të drejtat e tyre me qëllimin që t’u plotësohen kushtet në mënyrë që të mos detyrohen të emigrojnë.

Artikulli paraprak“SË BASHKU PËR NJË JETË MË TË MIRË”
Artikulli tjetërSHKODËR, FESTË ME FËMIJËT NË QENDRËN KOLPING