Vllaznia në futboll për femra është shpallur kampion kombëtar duke fituar kështu titullin e 6-të radhazi. Ky trofe ishte edhe më i veçantë për vajzat kuqeblu pasi është kampionati i 10-të i futbollit të femrave.

Presidenti Vllaznisë Lazër Matija shprehet se tashmë objektivi mbetet kualifikimi në grupe në ligën e kampioneve.

Trajneri i vajzave të Vllaznisë Nikolin Lekaj u shpreh se ky është një sukses i merituar i ekipit të tij.

Kapitenia e Vllaznisë Esmeralda Franja dhe golashënuesja Megi Doçi ia dedikojnë këtë sukses të gjithë ekipit.

Në ndeshjen e fundit e luajtur në stadiumin “Qazim Dervishi” Vllaznia e femrave fitoi 3-1 ndaj Tirana AS ndërsa më pas i gjithë ekipi festoi këtë sukses të radhës.

Artikulli paraprakSHKODËR, NDEROHEN MË TË MIRËT E GJIMNASTIKËS
Artikulli tjetërPIU FOSTOKSINË, VDES 14-VJEÇARJA