Vllaznia ka fituar 2-0 ndeshjen ndaj Ilirisë, përballje kjo e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Kuqeblutë arritën që të fitojnë me dy gola të shënuar në pjesën e dytë nga Krymi dhe Hajdari.

Me këtë fitore Vllaznia ka thelluar në 12 pikë diferencën me Erzenin e vendit të dytë. Pavarësisht kësaj trajneri i kuqebluve Hasan Lika shprehet se ka ende punë për të siguruar daljen në Superligë.

Vllaznia do të vijojë të kërkojë rezultate pozitive për të thelluar edhe më shumë diferencën me Erzenin dhe për të siguruar edhe matematikisht daljen në Superligë.

Artikulli paraprakSHKODËR, PRESIDENTI DEKORON 19 SPORTISTË DHE TRAJNERË
Artikulli tjetërRAMA: PAS DJEGIES SË MANDATEVE ASNJË DEBAT TELEVIZIV ME ISH-DEPUTETËT E OPOZITËS, I INJOROJMË