Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi ka sqaruar se kioska në formën e një kontinieri ose kutia siç e quan kryebashkiakia është menduar të vendoset për promovimin e artizanatit në mënyrë që aty të tregtohen produkte territoriale të Shkodrës.

Arsyeja përse u vendos në pedonalen “Kolë Idromeno” sipas kryebashkiakes është sepse gjithrsyeja përse u vendos në pedonalen “Kolë Idromeno” sipas kryebashkiakes është sepse gjithçka nis nga qendra ndërsa sqaron se ai kontinier nuk do qëndrojë gjithë kohën aty sepse do lëviz.

Një përgjigje i dha edhe monumenteve të kulturës ndërsa kryebashkiakja tha se në rastet e promovimit të qytetit është largmendsh t’i merret leje qeverisë.

Në fund të këtij diskutimi me gazetarët kryetarja e bashkisë u shpreh se ky diskutim mund të pasohet nga ana e saj me një takim të gjërë konsultues duke mos përjashtuar mundësinë për ta hequr kutinë nga qendra e qytetit.
.