“Arrest me burg” ka dhënë gjykata e shkallës së parë në Shkodër për shtetasin Stjuart Smakaj i cili qëlloi gabimisht shokun e tij të ngushtë Gledis Kraja që humbi jetën në spital. Në sallën e gjyqit në seancën për masën e sigurisë Stjuart Smakaj sipas burimeve nuk ka folur asnjë fjalë ndërsa ka qëndruar gjatë gjithë kohës duke qarë dhe me kokën e ulur. Autori i dyshuar është shfaqur i penduar si dhe në një gjendje të rënduar psikologjike duke mos arritur që të japë deklarim.

Ai që ka folur është avokati mbrojtës Elvis Alivoda i cili ka sqaruar se autori i dyshuar e ka qëlluar gabimisht shokun e tij të ngushtë sepse nuk ka qenë fare objektiv. Pala mbrojtëse ka kërkuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Stjuart Smakaj dhe vleftësim të paligjshëm të ndalimit të tij me argumentin se kanë kaluar 20 orë nga ngjarja dhe autori i dyshuar është vetëdorëzuar.

Prokurorja e çështjes Françeska Lekani që qëlloi e gatshme natën kur ndodhi ngjarja e rëndë kërkoi para gjykatës masën e sigurisë “arrest me burg” dhe vleftësim të ligjshëm të ndalimit të Stjuart Smakaj. Pasi dëgjoi palët gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për autorin e dyshuar i cili më përpara në dëshminë e tij në polici ka pranuar autorësinë duke thënë se e ka qëlluar gabimisht shokun e tij.

Për Stjuart Smakaj prokuroria ka ngritur veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje” ndërsa në vazhdimësi do të shihet se si do vijojnë hetimet. Në vendngjarje prokuroria tha se përveç 18 gëzhojave të plumbave me të cilat dyshohet se ka qëlluar Stjuart Smakaj janë gjetur edhe dy predha dhe një këmishë predhe që po hetohet për autorsinë ndaj tyre.

Më përpara në deklarimet e tij Stjuart Smakaj ka thënë se pas sherrit që kishte nisur nga vëllai, ai vetë, babai i tyre dhe shoku i ngushtë që mbeti viktimë me palën tjetër pronarin e mobilerisë dhe shoferin e kamionit të mobiljeve,

është ndjerë i pasigurtë dhe ka shkuar në banesë duke marrë armën me qëllimin për të trembur personat me të cilët kishte nisur konflikti fizik dhe jo me idenë për të vrarë por nga 18 plumbat, një plumb ka kapur shokun e tij të ngushtë ndërsa policia dhe prokuroria dyshojnë se Stjuart Smakaj ka qëlluar në drejtim të shtetasit Denis Halili.

Artikulli paraprakSHKODËR,TREGTIMI I PESHKUT NË KUSHTE ASPAK NORMALE
Artikulli tjetërVELIPOJË, HUMB JETËN 17 VJEÇARJA, RRËSHQITI NGA SKAFI