Pak kush e di që një banesë e cila ndodhet në vendin që njihet si Truma e Dugajve të reja në Shkodër, me plot gojë ndryshe mund të quhet shtëpia e artit.

Kjo është shtëpia e Hilmi Gavocit ku gjendet mbi 100 piktura, punime pirografike dhe mozaikë të ndryshëm.

68-vjecari duket i apasionuar pas pikturave të punuara me mjaft mjeshtëri. Ambjentet e shtëpisë të ngjajnë me një galeri arti. Ajo që ka bërë Hilmi Gavoci është dicka unike pasi objektet e fotografuara që tregojnë Shkodrën e vjetër i ka realizuar në piktura.

Ajo që bi në sy është kjo pikturë që tregon Kishën e Zonjës në kohën e Rrethimit Venecian dhe Ura e Kirit në Bahcallek në shekullin e nëntë atëherë kur nuk ekzistontë Drini.

Ndonëse me profesion ekonomist ai për pikturin lindi në vitet 90 kur ai nisi të pikturojë me bojra dyersh.

Gavoci thotë se Shkodra e ka humbur identitetin ndaj pasioni që ka shfaqur në pikturë ka brenda edhe revolt.

Jashtë banesës sipërfaqja e oborrit është zbukuruar nga mozaikët të cilat vetë Hilmia i ka punuar me gurë ku janë Kalaja e Shkodrës, Ura e Mesit e shumë objekte kulturore.