Zevendesministri i Brendshem Sander Lleshaj ka zgjedhur Shkodren si qytetin e pare per te zhvilluar nje takim.

Lleshaj erdhi ne Shkoder rreth ores 15:30 per t’u takuar me drejtuesit me te larte te policise vendore.

Takimi i zevendesministrit te Brendshem ne Shkoder Sander LleshAJ ne policine vendore ka zgjatur jo pak. Per mbi dy ore Lleshaj zhvilloi takim me drejtues te larte te policise, pergjegjes sektoresh por edhe efektive te tjere.

Zevendesministri Lleshaj ka dhene disa porosi te qarta per te te gjithe drejtuesit sa i perket luftes ndaj krimit te organizuar, korrupsionit, kontrollet per element kriminal qe mund te levizin ne qytet por edhe nje patrullim te shtuar ne akse te ndryshme problematike.

Sipas burimeve zevendesministri Lleshaj ka qene i prere ne disa porosi te tij duke kerkuar nje sherbim sa me cilesor te policise.

Efektivet duhet qe te kene kujdes ne imazhin e tyre ne raport me qytetaret. Po ashtu pjese e diskutimit ka qene edhe punimet e reja qe po behen per ndertimin e godines se re te komisariatit te policise ne Shkoder.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE