Një 33-vjeçar ka denoncuar në polici zhdukjen e babait të tij. Ngjarja në fjalë është regjistruar në Shkodër.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet A. H., 33 vjeç më datë 4 tetor deklaroi se babai i tij, shtetasi me inicialet B.H. 63 vjeç ishte larguar nga banesa pa lënë gjurmë.Fill pas kallëzimit, policia nisi hetimet për gjetjen e shkodranit.

Në këtë ngjarje është angazhuar një grup i posacem hetimor me mbështetje të inspektorëve të krimeve të cilët kanë nisur kontrollet nëpër zona dhe objekte të ndryshme në territorin e Shkodrës e më gjërë.

Deri tani ende nuk bëhet e ditur se uniformat blu të kenë rënë në gjurmët e 63-vjecarit që rezulton i zhdukur prej tre ditësh. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Kujtojmë që rastet e personave të zhdukur apo të larguar nga banesa kohët e fundit janë shtuar. Vetëm në Shkodër kohët e fundit janë raportuar 4 persona të zhdukur

 

 

 

Artikulli paraprakAKSIDENTI, PLAGOSET RËNDË NJË 40 VJEÇAR
Artikulli tjetërALFRED ÇEPALIKU ,MONOGRAFI PER VELI STAFEN