Qendra kulturore e fëmijëve në bashkëpunim me bashkinë Shkodër dhe kopshtet e qytetit kanë organizuar në stadiumin “Loro Boriçi” garën me biçikleta mes fëmijëve të kopshteve të qytetit. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të javës së Pavarësisë. Inspektori i sporteve në qendrën kulturore të fëmijëve Agim Troshani shprehet se kjo garë mes fëmijëve është kthyer tashmë në një traditë.

Në fund të kësaj gare me biçikleta u shpallën fituesit ndërsa më përpara është zhvilluar edhe gara e vrapimit mes nxënësve të shkollave të Shkodrës.

Artikulli paraprakTRAJNERI JONUZ: DI SI TË HEQ “MALLKIMIN” NË FUSHËN TONË
Artikulli tjetërLIVING – Twin Towers Hotel, Shëngjin