Zjarret e shumta që kanë përfshirë mjaft zona të qarkut Shkodër kanë prekur dhe Zonat e Mbrojtura. Këtë e konfirmon specialistja e Administratës së Zonave të Mbrojtura në qarkun e Shkodrës Age Martini .

Për të kompensuar këtë dëm Administrata e Zonave të Mbrojtura ka menduar të mbjellë pemë në ato sipërfaqe ku ka pasur deme te medha .

Gjithashtu Martini thotë se Për të qenë të përgatitur në periudhën e rënies së zjarrëve, është hartuar plani operacional i masave që duhet marrë për parandalimin e mbrojtjen e pyjeve dhe kullotave në Zonat e Mbrojtura nga zjarri.

Ndërkohë Administrata e Zonve të Mbrojtura në qarkun e Shkodrës vijon të haset dhe me një tjetër problematikë atë të mbetjeve.

Institucionet përgjegjëse por dhe individët duhet të ndërgjegjësohen në ruajten e këtyre pasurive natyrorë të cilat thonë shumë për zhvillimin e turizmit e për pasojë ekonominë e vendit.

Artikulli paraprakLEZHË, KOPËSHTI “BESËLIDHJA” NUK PO GJEN ZGJIDHJE
Artikulli tjetërMBYLLJA E BASTEVE, REAGIMI I PARË NGA VENDORËT