Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në Ishullin e Lumit Buna përballe kalasë në qytetin e Shkodrës.

Zjarri është përhapur me shpejtësi duke rrezikuar edhe një pikë karburanti aty afër. Për momentin në vendngjarje ndodhej vetëm grupi i xhirimit i Star Plus i cili lajmëroi shërbimin zjarrfikës.

Nuk vonoi shumë kur një automjetjet i shërbimit zjarrfikës mbërriti në vendngjarje.

Për trupat zjarrfikëse ishte paksa e vështirë ndërhyrja por ata kaluan përmes lumit buna me varkën e një peshkatari duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Në ndihmë erdhi edhe një peshkatar i cili tentoi që të shuajë zjarrin me mjete rrethanore por ishte e pamundur.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje. Kohët e fundit Shkodra është përfshirë nga shumë vatra zjarri të cilat kanë krijuar një problematikë serioze, pothuajse në gjithë qarkun.

Artikulli paraprakNISJA E UNIVERSITETIT, PD AKUZA QEVERISË
Artikulli tjetërUNIVERSITETI I SHKODRËS HAP DYERT