Kishte 10 ditë që bashkëshortja nuk arrinte të komunikonte me burrin e saj i cili u gjet i vdekur brenda në banesë.

Ngjarja u regjistrua këtë të Enjte në lagjen lagjen “Perash” pranë sheshit “Isa Boletini” në qytetin e Shkodrës. Gruaja e shtëpisë kishte shkuar për pushime në Itali tek djali i saj, mirëpo nga momenti që kishte mbërritur nuk ka arritur të kontaktojë më me bashëkshortin.

Pas tentativave për të komunikuar në telefon me të, gruaja është kthyer në Shkodër dhe kur ka gjetur banesën e kycur nga brenda dhe askush nuk i përgjigjej ka kërkuar ndihmën e policisë.

Një patrullë policie erdhi në venngjarje por u desh ndihma e zjarrfikësve për të shpërthyer banesën.

Menjëherë trupat e shërbimit zjarrfikës ndërhynë me gërshërë hidraulike në pjesën e ballkonit që ishte i mbuluar me tarabë sic mund ta shikoni përmes pamjeve të filmuara nga Star Plus.

Ndërkohë grupi i dytë i zjarrfiëksve ndërhyri nga ana tjetër e shtëpisë dhe 15 minuta më vonë arriti që të hapë derën me anë të pajisjeve të specializuara.

Ndërkohë kryefamiljari u gjet i pajetë në shtëpi. Ai mendohet se kishte 10 ditë që kishte vdekur.Kjo konfirmohet nga një banor i lagjes i cili kishte kontaktuar të afërmit e viktimës duke i treguar se bicikleta e njeriut të tyre kishte 10 ditë që nuk kishte lëvizur nga vendi cka ka alarmuar mës pas familjen e tij.

Sipas policisë viktima quhet Pashko Pojata rreth 60-vjec i cili jetonte në shtëpi me bashkëshorten por kjo e fundit ndodhet në Itali tek i biri pasi kishte shkuar për të kaluar festat e fundvitit.

Menjëherë grupi hetimor nisi punën për zbardhje e shkaqeve të vdekjes së 60-vjecari Pojata trupi i së cilit i është nënshtruar ekspertizë shkencore mjeko-ligjore.

Deri tani sipas uniformave blu rezulton se vdekja e tij të ketë ardhur nga shkaqe natyrore, për faktin se nuk i është gjetur asnjë shenj i dyshimtë në trup. Ndërkohë edhe sendet me vlerë i janë gjetur në banesë, pasi fillimisht u mendua se kemi të bëjmë me grabitje.