Zyrtarisht viti i ri shkollor në Shqipëri nis më 14 shtator të këtij viti. Ende është e paqartë se si do të zhvillohet procesi mësimore, nëse do të jetë online apo në klasa si zakonisht. Drejtorja e Zyrës Vendore Arsimore në Shkodër Blediana Nika thotë se deri më tani në bazë të udhëzimeve të mbërritura nga Ministria e Arsimit pritet që procesi mësimor të jetë i përqëndruar në 3 draft skenare të ndryshme ndërsa janë duke u bërë edhe ndarjet përkatëse.

Shkollat në Shkodër duke nisur nga numri i nxënësve që kanë do të jenë pjesë e njërit prej draft skenareve që ka menduar Ministria e Arsimit. Pandemia e COVID-19 tashmë do të jetë një ndikuese e drejtpërdrejtë edhe sa i përket mësimdhënies në Shqipëri. Sezoni e kaluar shkollor mësimi nga muaji mars deri në janar u zhvillua online mes mësuesve dhe nxënësve pasi shkollat qëndruan të mbyllura.