Këtë të enjte është shënuar një numër I lartë I të infektuarve me koronavirus në qytetin e Shkodrës. Nga 19 mostrat e marra një ditë më parë, 10 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Pas Tiranës dhe Durrësit , Shkodra rënditet e treta për nga numri I të infektuarve me koronavirus në të gjithë vendin.

Në total në Shkodër numri I të infektuarve është 535 persona. Ndërkohë fatmirësisht numri viktimave si shkak I infektimit me këtë virus vijon të mbetet 35 persona prej ditësh. Pavarëisht kësaj gjëndja në Shkodër duket nën kontroll nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetsor, pasi vazhdimisht po testohen persona që paraqesin simptoma të ngjashme me ato të COVID-19.

Institucionet shëndetsore janë vazhdimisht të pranishëm në terren për ndërgjegjsimin e qytetarëve, mbi rëndësinë e vendosjes së maskës dhe ruajtjes së distancës fizike, por siç duket sensibilizimi i qytetarëve shkodran nuk është në nivelet e duhura.

Pavarësisht këshillave nga ana e institucioneve vihet re fakti se të shumtë në numër janë qytetarët të cilët nuk I marrin seriozisht masat e vendosura për tu mbrojtur nga infektimi me virus dhe nuk rrespektojnë as distancën fizike, duke bërë kështu që të jenë më të ekspozuar përballë COVID-19.

Kudo në rrugë, në tregje apo edhe mjedise të tjera ku ka grumbullime qytetarët në mënyrë masive nuk respektojnë masat mbrojtëse duke lëvizur pa maska apo doreza edhe pse numri i të infektuarve vjen e shtohet. Kjo nuk po i bën më përshtypje qytetarëve të cilët duket se po mësohen të bashkëjetojnë bashkë me virusin i cili vazhdon që të marrë jetë njerëzish.