Një tjetër rritje e numrit të personave të infektuar me COVID-19 është konfirmuar nga ministria e shëndetsisë në 24 orët e fundit. 15 është numri I rasteve të reja në total të cilat kanë rezultur pozitive me koronavirus në qarkun Shkodër, prej të cilave një rast I përket bashkisë Vau Dejës. Numri I viktimave si shkak I virusit në qarkun Shkodër është 34.

Shkodra renditet e dyta në të gjithë vendin për numrin më të lartë të viktimave pas Tiranës. Deri më tani, numri I të infektuarve aktivë është 270 në të gjitha bashkitë e qarkut. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska mbrojtëse në ambiente të mbyllura.

Kur mbani maskë mos prekni fytyrën dhe maskën me dorë. Mjekët këshillojnë popullatën të mos neglizhojnë asnjë simptomë të këtij virusi dhe t’i drejtohen fillimisht mjekut të familjes për vlerësimin e çdo problemi shëndetësor.