6 është numri I rasteve të reja me COVID-19 të konfirmuara gjatë 24 orëve të fundit për qarkun e Shkodrës. Harta e të infketuarve përhapet në bashkinë Shkodër me katër raste të reja pozitive me COVID-19, dhe dy raste të tjera janë shfaqur në bashkinë Malësi e Madhe

Këtë gjë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në prononcimin e saj të fundit. Numri total në Shkodër I të prekurve me koronavirus është 513 persona, ndër të cilët 287 është numri I rasteve aktive në të gjithë qarkun Shkodër. Numri I viktimave që janë shënuar si shkak I infektimit me koronavirus është 35.

Nga bilanci deritanishëm, qarku verior rënditet I treti në të gjithë vendin për nga numri i të infektuarve pas Tiranës dhe Durrësit , dhe I dyti për nga bilanci I fataliteteve. Bashkitë më të prekura nga virusi COVID-19 në të gjithë qarkun mbeten bashkia Shkodër dhe ajo Malësi e Madhe ku ka një numër të lartë të personave të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore. Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit. Ndërkohë raportohet se në 24 orët e fundit në spitalin rajonal të Shkodrës janë kryer 57 vizita urgjente, 16 të dyshuar si pacientë me COVID-19.

Numri total në Shkodër i të prekurve me koronavirus është 511 persona ndërsa të shtruar në spital ndodhen 7 pacientë, 6 nga bashkia Shkodër dhe 1 nga Vau Dejësi. Numri i personave që monitorohen nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor dhe mjeku i familjes është 62 në total. Sa i përket Pukës janë 84 raste në total me COVID-19 prej të cilëve 6 raste aktive, 6 raste aktive në banesë dhe 76 të shëruar.

Në 24 orët e fundit janë monitoruar në total 96 subjekte. Policia nga ana e saj dhe njësia vendore e kujdesit shëndetësor ka kontrolluar personat e prekur me COVID-19 të cilët rezultojnë se gjendeshin në shtëpi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje çdo qytetari që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat, të shmangin grumbullimet, të ruajnë distancën dhe të përdorin maska në ambiente të mbyllura.