Që prej përhapjes së pandemisë , qarku I Shkodrës nuk bie nga vendi I tretë I klasifikimit sa I takon përhapjes së koronavirusit në vend, ku numri I të infektuarve ditor vijon të rritet çdo ditë. Në deklaratën e fundit për mediat, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar edhe shtatë raste të reja në nivel qarku, duke e rritur ndjeshëm numrin e personave të prekur nga koronavirusi në kryeqendrën e veriut. Rastet e reja janë shënuar gjashtë në bashkinë Shkodër dhe një rast në bashkinë Malësi e Madhe.

Deri më tani, numri raste aktive është 294 persona, ndërsa numri I viktimave në të gjithë qarkun vijon të mbetet 35. Ndërkohë raportohet se në 24 orët e fundit në spitalin rajonal të Shkodrës janë kryer 57 vizita urgjente, 16 të dyshuar si pacientë me COVID-19. Numri total në Shkodër i të prekurve me koronavirus është 511 persona ndërsa të shtruar në spital ndodhen 7 pacientë, 6 nga bashkia Shkodër dhe 1 nga Vau Dejësi.

Numri i personave që monitorohen nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor dhe mjeku i familjes është 62 në total. Sa i përket Pukës janë 84 raste në total me COVID-19 prej të cilëve 6 raste aktive, 6 raste aktive në banesë dhe 76 të shëruar. Në 24 orët e fundit janë monitoruar në total 96 subjekte. Institucionet shëndetsore në Shkodër janë vazhdimisht të pranishëm në terren për ndërgjegjsimin e qytetarëve, mbi rëndësinë e vendosjes së maskës dhe ruajtjes së distancës fizike, por siç duket sensibilizimi i qytetarëve shkodran nuk është në nivelet e duhura.

Kudo në rrugë, në tregje apo edhe mjedise të tjera ku ka grumbullime qytetarët në mënyrë masive nuk respektojnë masat mbrojtëse duke lëvizur pa maska apo doreza edhe pse numri i të infektuarve vjen e shtohet. Kjo nuk poi bën më përshtypje qytetarëve të cilët duket se po mësohen të bashkëjetojnë bashkë me virusin i cili vazhdon që të marrë jetë njerëzish.