Partia Demokratike e Shkodrës i bën thirrje të gjithë qytetarëve shkodran që të marrin pjesë në protestën që do të jetë me 16 mars në Tiranë. Kreu i PD Shkodër Xhevdet Amuli tha se orët e numërimit mbrapsht për qeverinë kanë nisur.

Shqipëria nuk duhet të jetë më në dorën e një qeverie të lidhur me kriminelët ndaj të gjithë sipas PD duhet të marrin pjesë në protestën e opozitës për rrëzimin e qeverisë.

Edhe kësaj here nga Shkodra pritet një numër i lartë protestuesish në protestën e opozitës në Tiranë.