Rrjeti i amortizuar i energjisë elektrike rrezikon çdo ditë jetën e banorëve në lagjen’’Tre Heronjt’’ në qytetin e Shkodrës. Banorët thonë se e paguajnë çdo muaj faturën e energjisë elektrike, në një kohë kur ata kërcenohen cdo ditë nga rrjeti elektrik, pasi shumë prej shtyllave rrezikojnë të shemben në tokë .

Banorët thonë se kanë kërkuar sistemimin e kabinës dhe rrjetit elektrik po deri më tani institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërhyrë për ta riparuar.

Prej 30 vitesh rrjeti elektrik vijon të mbetet një problem shqetësues në lagjen’’ Tre Heronjtë’ . Institucionet përgjegjëse duhet të ndërhyjnë sa më parë për të parandaluar rrezikun që iu kanoset çdo ditë këtyre banorëve.