Aktivitetet për ditën ndërkombëtare të gruas, 8 marsin bashkia Shkodër i ka nisur me një ekspozitë në “Galerinë e Arteve”.

Disa prej veprave më të mira të piktorëve të njohur Shkodran që në fokus kanë figurën e gruas erdhën në ekspozitën e quajtur “Bashkëudhëtarja”.

Si një simbolikë janë zgjedhur punimet e disa prej piktorëve më të mirë shkodran që vijnë nga vetë fondi i “Galerisë së Arteve” në Shkodër.

Bashkia Shkodër gjatë gjithë javës do të vijojë edhe me aktivitete të tjera kushtuar 8 marsit, ditës ndërkombëtare të gruas.