Në mjediset e bibliotekës “Marin Barleti” në qytetin e Shkodrës është promovuar romani “I dëbuari”, i shkrimtarit dhe prozatorit nga Kosova Vilson Çulaj. Kjo është hera e parë që shkrimtari Çulaj, promovon një roman në qytetin e Shkodrës.

Ai thotë se është i lumtur që një pjesë të krijimtarisë së tij e solli mes artistësh shkodranë por jo vetëm.

Shkrimtari Vilson Çulaj , thotë se përmes romanit “ I dëbuari” ka përcjellë mesazhin se pas çdo të fatkeqësie shfaqet e mira.

Shkrimtari Vilson Çulaj ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë dhe mësuesisë. Gjatë karrierës së tij, ai ka sjellë libra të cilët janë mirëpritur nga lexuesit kosovarë por edhe më gjërë.

Artikulli paraprakSHKODËR, BIZNESET FASONE: JEMI NË KRIZË
Artikulli tjetërSHKODËR, PETRO: NUK I PRISJA SULMET PËR LIBRIN “VRIMA”