Në mjediset e Bibliotekës “Marin Barleti” në qytetin e Shkodrës është zhvilluar ceremonia e ndarjes së çmimeve të konkursit letrar “Njeriu dhe Koha – Jam Poet”.

Pjesë e këtij aktiviteti u bënë nxënës të shkollave të mesme të qarkut Shkodër. Magdalena Haxhi, përgjegjëse në Bibliotekën “Marin Barleti” shprehet se ky konkursi letrar është pritur mirë nga të rinjtë.

Stafi i Bibliotekës “Marin Barleti” ka përgatitur aktivitete artistike deri në fund të këtij viti, shpehet Magdalena Haxhi.

Gjatë aktivitetit, nxënësit pjesëmarrës lexuan pjesë nga krijimet e tyre. Ato u paisën me certifikata pjesëmarrje e më pas u ndanë edhe çmimet e para.

Artikulli paraprakLEZHË, AKSIDENTOHET MËSUESJA E NXËNËSJA
Artikulli tjetër“MARIA NDIHMËTARE” AKTIVITET PËR KRISHTLINDJE