Besimtarët ortodoks të cilët festojnë Krishtlindjen sipas kalenderin Juljan janë mbledhur në kishën e Shën Trinisë në Vrakë të Malësisë së Madhe për të festuar lindjen e Jezu Krishtit si dhe për të marrë pjesë në liturgjinë tradicionale.

Kësaj here meshën nuk e kremtoi At Radomir Nikçeviq i cili vitin e kaluar tha se Kosova është Serbi por u kremtua nga At Predrag Predrag Sçepanoviç i cili u mjaftua vetëm me kremtimin e meshës duke shmangur deklarata politike apo historike.

At Sçepanoviç uroi besimtarët ortodoks dhe tha se qofshin të bekuar vendet ku ata jetojnë në Shqipëri.

“Uroj të gjithë besimtarët ortodoks gëzuar festën e Krishtlindjes. Qofshin të bekuara të gjitha fsuaht, mallet, lumenjtë dhe liqenet ku jetojnë besimtarët ortodoks këtu në Shqipëri.

Duhet që të jetojmë në paqe dhe harmoni me vëllezërit shqiptar. Uroj që zjarri që ndezëm një ditë më parë të na ngroh gjithnjë zemrat dhe shpirtin tonë jo vetëm në këtë ditë feste.

Zoti e bekoftë kryepeshkopin tonë Anastas dhe të gjithëve ju. Krishti u ngjall me të vërtetë u ngjall”.

Një urim në këtë ditë të shënuar për besimtarët ortodoks që festojnë Krishtlindjen sipas kalenderit Julian bëri edhe Pavllo Janko, kryetar i shoqatës të pakicave serbo malazeze Rozafa-Moraça.

Pas meshës që zgjati rreth një orë e gjysëm në fund për besimtarët e pranishëm u shpërndanë edhe disa dhurata. Kjo meshë kremtohet çdo vit në kishën e Shën Trinisë në Vrakë.

Artikulli paraprakTONIGHT – 07.01.2019
Artikulli tjetërÇINARI: PO MBROJMË RESURSET PESHKORE