Ky është 65-vjecari Dedë Matija fermeri nga fshati Bërdicë e Madhe. 8 dynym tokë që e ka patur të mbjellur me prodhime bujqësore e ka kthyer në parcelë për rritjen e bimeve dekorative.

Kulturen e punes te fituar ne vendin fqinj djali i tij e ka sjell ne vendin e vet për të synuar në njëfare mënyrë që biznesi i tyre të rritet.

Matija tregon se rruga Shkodër-Velipojë e cila kalon nëpër një pjesë të tokës së tij, i ka prekur 2 dynym tokë të mbjellur me bimë dekorative dhe ende nuk është dëmshpërblyer.

65-vjecari thote se për rritjen e bimëve dekorative duhet shteti të krijojë kushte të vecanta dhe në pamundësi për ti’a dalë vetë, ai thotë se mbi 1500 bimë dekorative rrezikojnë që ti shkojnë dëm, ku një pjesë ka nisur që të thahet nga mungesa e ujit

Cdo ditë me zetorin e tij Deda transporton mbi 10 mijë litra ujë për të ujitur tokën sepse kanalet vaditëse janë jashtë funksionit

Ndërkohë Matija tregon se është penalizuar për të përfituar subvencione sepse nuk ka përfituar ende certefikatën e pronësisë ashtu sic është shumica e fermerëve në këtë qark

Me dhjetra fermerë në qarkun e Shkodrës vazhdojnë që të investojnë në bujqësi por shumica prej tyre hasen me kosto të madhe financimi dhe përfitimi është tepër i ulët