Art House organizon për të tretin vit rradhazi festivalin “Ekrani i Artit” ku do bashkëjetojnë filmi dokumentar mbi artin me atë eksperimental dhe videoartin.

I nisur si një përzgjedhje filmash nga festivali fiorentin “Lo schermo dell’arte”, këtë vit do bëjë bashkë një përzgjedhje filmash nga International Short Film Festival Oberhausen, Lo schermo dell’arte,

koleksioni i videos dhe filmit të Van Abbemuseum, një përzgjedhje nga videoarti shqiptar i viteve të fundit, një grup filmash të shkurtër nga regjizorja gjermane Sylvia Schedelbauer si dhe një film me metrazh të gjatë nga artisti shqiptar Pleurad Xhafa.

Një risi tjetër do të jetë shpërndarja e projeksioneve në oborret e shtëpive shkodrane ku do të gërshetohet hapësira private dhe publike, atmosfera tradicionale dhe ajo bashkëkohore.

Teatri Migjeni do të mirëpresë ceremoninë e hapjes shoqëruar me përzgjedhjen e parë filmike e në vijim projeksionet do të vazhdojnë në hapësirat e Art House, oborri i shtëpisë së Pashko Vasës, i shtëpisë së Llazanve dhe asaj të Kolë Idromenos, ku është hapur e para kinema shqiptare në fillim të shekullit XX.

Programi filmik do të shoqërohet me momente muzikore në ambientet e Qendrës Rinore Arka ku i ftuar i veçantë është Kolë Laca me projektin e tij Shkodra Elektronike.

Artikulli paraprakNXËNËSI TENTON TË VRASË ME ÇEKAN MËSUESIN
Artikulli tjetërKANDIDATËT E 30 QERSHORI, BINDJA NË 25 BASHKI, 7 KANDIDATË TË PAVARUR