Katër artistë nga shkodra dhe Kosova kanë hapur një ekspozitë pikture dhe fotografie në Galerinë e Arteve në Shkodër. Artistët Rozafa Shpuza nga Shkodra dhe tre nga Kosova Pranvera Sylejmani, Lebibe Topalli dhe Hazir Reka paraqitën punimet e tyre.

Drejtori i Galerisë së Arteve Fatmir Juka vlerësoi këtë bashkëpunim dhe veprat e katër artistëve që sollën këtë ekspozitë

Vetë dy prej autorëve të kësaj ekspozite shprehen edhe për ndërlidhjen mes qyteteve të Kosovës dhe Shkodrës.

Në të ardhmen priten edhe bashkëpunime të tjera mes katër artistëve për të sjellë kulturën e përbashkët dhe jo vetëm.